“Pse ma ngacmove dashnoren”, shkak pse u vra 18 vjeçari
Ngjarja e rëndë në Pogradec, ku dy shokë 18 vjecarë u konfliktuan e më pas sherri mori masa të rënda, zbulohet shkaku që nisi në facebook. Krimi që ndodhi pasditen e djeshme, në një lokal në qendër të Pogradecit, duke lënë viktimë Fabio Hilën, nisi për një femër.
Autori, Fabio Musollari, e qëlloi në mënyrë të pamëshirshme me automatik e më pas tentoi të largohej bashkë me armën e krimit, por u arrit të arrestohej nga policia brenda një kohe të shkurtër.
Shkaku, mbetet një provokim ndaj një vajze, për të cilën autori pretendonte se e kishte ngacmuar viktima ka qenë zanafilla e sherrit mes dy adoleshentëve, të cilët mësonin në shkolla të ndryshme.
Viktima, djali i vetëm i familjes Hila vazhdonte mësimin në një shkollë private, ndryshe nga autori i cili ndiqte arsimin publik. Burime nga grupi hetimor, duke u bazuar te dëshmitarët thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur fillimisht një debat verbal.
Pas grindjes së një dite më parë në “Facebook”, autori i ka shkuar viktimës në pikën e basteve sportive ku ai po qëndronte, së bashku me 4 bashkëmoshatarë, tre shokë dhe një kushëririn e tij.
Aty i ka kërkuar që të sqaroheshin lidhur me këtë konflikt që kishin. Pasi kanë nisur të flasin të dy janë nxehur dhe kanë nisur të adresojnë drejt njëri¬tjetrit sharje dhe fjalë banale, por me ndërhyrjen edhe të personave që ishin të pranishëm në lokal autori është larguar.
KOHA JONË SONDAZH

