FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse mbahen në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj tani që u dërguan për gjykim?

Ilir Meta dhe Erion Veliaj kanë dështuar në të gjitha tratativat juridike me avokatët e tyre që të dalin nga qelitë ku janë futur me kërkesë të SPAK dhe me vendim të gjykatave të Posaçme.

Deri para pak ditësh ishin akoma nën hetim dhe prokuroria kishte frikën e prishjes së provave apo intimidimeve të dëshmitarëve.

Por tashmë dosjet e tyre janë dërguar në gjykatë për gjykim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka se çfarë të prishin prova, asnjeri. Çfarë ka mbledhur SPAK-u ndodhet në tavolinën e gjykatës, e cila do të jap verdiktin e drejtësisë; me burg, me dënime të tjera me të lehta apo të pafajshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj do të ishte gjykim me i drejtë dhe korrekt nëse të dy tashmë lirohen dhe të shkojnë në sallën e gjyqit pa pranga.

Nëse gjykata, pas hetimit gjyqësor, vendos për pranga, atëhere le t’ju kthehen qelive. Por do të ishte normale tani një lirim nga qelitë dhe të përballen me gjykatën dhe publikun.

Nganjëherë gjyqi publik është më i fortë së ai gjyqësorë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?