“Pse më ke zënë rrugën?!” Dhe qëllon dy të rinjtë, të cilët përfunduan në spital
Në Shqipëri ka mungesë totale të kulturës. Për pak tjetri nxjerr pistoletën ose thikën!
Pse më shikove ashtu?! Dhe plas sherri me grushta e ku më pas nxjerrin pistoletat. Apo si sonte që shoferi ka bërë për spital dy djem të rinjë që po kalonin rrugën.
Policia ka dhënë informacion lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private.
Policia bën me dije se një shtetas me iniciale A. D., është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë konfliktit A. D. ka qëlluar me xham shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët janë transportuar për mjekim në spital.
Sipas informacioneve, konflikti ka lindur pasi A.D. ka qenë duke udhëtuar me makinë, ndërsa për para tij po kalonin dy të rinjtë. Në këtë moment, drejtuesi i automjetit u ka kërkuar llogari me pretendimin se ata i kishin zënë rrugën.
Kaq ka mjaftuar që sherri të degjeneronte deri në plagosjen e dy të rinjve, ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Ja pra si shkon puna të plagosja apo vrasja!
Çfarë brezi të ri po rrisim?!