Pse nuk dënohen kriminelët? Manjani: Pasi prokurori i shkel syrin policit…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se në Shqipëri ka dështuar sistemi për të dënuar kriminelët.

Në emisionin ”Opinion”, Manjani tha se sistemi i drejtësisë funksionon nëse dosja shkon me prova në Gjykatë, teksa aludoi për bashkëpunim mes policeve dhe prokurorëve për pishje provash.

”Salla e gjyqit është fundi i gjësë. Në sallën e gjyqit varet çfarë çon, po çove një dosje bosh do marrësh një vendim bosh. Po e çove me prova, nuk ka gjykatës që nuk e dënon. Në Shqipëri nga 6000 persona, 51% janë gjithmonë të paraburgosur si të dyshuar dhe është dështim. Polici i shkeli syrin policit, Polici prokurorit dhe më pas ia lënë gjykatës”.

SHKARKO APP