Pse nuk dha dorëheqjen? Meta: Rama nuk i fitoi zgjedhjet me ndershmëri, patronazhistët skandal
Presidenti Ilir Meta i cilëson zgjedhjet e 25 prillit jo të ndershme, duke u bazuar në fjalët e kreut të PD-së dhe raportin e OSBE/ODIHR-it. Për ”Ora e Betit”, kreu i shtetit tha se mes skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen.
Zoti President, dua t’i rikthehem edhe një deklarate që keni bërë më datë 1 mars të këtij viti, ku deklaruat përpara zgjedhjeve: Nëse Edi Rama do të marrë 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë më 26 prill do të dorëzoj Zyrën e Presidentit dhe do të marr udhëheqjen e opozitës, pasi kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka lidership opozitar.
Në qoftë se do t’i merrte zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Pas masakrës elektorale siç tha kryetari i PD-së dhe shqetësime të tjera të ngritura nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen.
Sigurisht që Presidenti do ta përmbushë misionin e ri që cakton situata pas 25 prillit për Ilir Metën duke filluar nga 25 korriku. Deri më 24 korrik Presidenti do të respektojë detyrën, do të respektojë institucionet, do të respektojë Kushtetutën!