Pse nuk duhet të shembet Teatri Kombëtar
Teatri Kombëtar ka bërë bashkë 33 personalitete të medias, teatrit dhe akademikë.
Përmes një botimi të posaçëm, ata kanë dhënë mendimet kundër zbatimit të ligjit të miratuar në parlament.
Lela: Ne nuk jemi kundër Teatrit të ri, ne jemi për teatër të ri por jemi dhe për këtë teatër që kemi. Sepse shpesh unë e kam kuptuar që kjo ka qenë mënyrë e propagandimit ose anti-propaganda.
Në vlerësimin e arkitektit Raça, ndërtesa mund të restaurohet lehtësisht.
Raça: Fatmirësisht kemi shumë dokumenta, por ato dokumenta dhe të gjithë ato fotografi janë më shumë të domosdoshme që ndoshta duke u ruajtur ai të risillet dhe në një gjendje që nuk është tani, por ashtu siç është projektuar nga projektuesit e parë.
Vendimin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, aktorja Taulanda Jupi e sheh si një thyerje të rregullave morale dhe juridike.
Taulanda Jupi: Do të shohim se ajo është sintezë e dramës shqiptare sot. Nëse duam të flasim për korrupsion, aty ka korrupsion. Nëse duam të flasim për thyerje të Kushtetutës, aty ka thyerje dhe dhunim të Kushtetutës. Nëse duam të flasim për vjedhje, aty po tentohet të vidhet.Nëse duam të flasim për shkatërrim të trashëgimisë kulturore, absolutisht që ato po kemi një shkatërrim të trashëgimisë kulturore.
Me paratë e shitjes së botimit do të financohet rezistenca në mbrotje të teatrit.
“Për teatrin, publiken dhe traditën e shenjtë” është një libër që sipas nismëtarëve plotëson edhe më të tej intelektualisht një kauzë, e cila e prek të gjithë shqiptarët.
Madje ata shprehen se nuk mbron vetëm trashëgiminë kulturore, por qytetarinë, pronën publike dhe zbatimin e Kushtetutës.
KOHA JONË SONDAZH

