Pse nuk gjobitet Edi Rama për shkeljen e ligjit për zgjedhjet?

Që nga data 25 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një vendim që ndalon aktivitetet elektorale të qeverisë. Ligji i ndalon kryeministri, ministrave, drejtorëve, kryetarëve të bashkisë dhe kujto që është pjesë e administratës shtetërore të promovojë investimet dhe projektet që bëhen me buxhetin e shtetit dhe lekët e taksapaguesve. Konkretisht, që nga data 25 dhjetor ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimeve. Ndalohet promovimi i objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore. E thënë ndryshe dorëzimi publik i shtëpive të rindërtuara nga tërmeti. Gjithashtu ndalohet promovimi i projekteve dhe investimeve në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikes, të telekomunikacionit, të veprave ujore, në shërbim dhe interes të publikut.

Rezulton se brenda dy ditëve, qeveria, kryeministri dhe gjithë ministrat e kanë shkelur Kodin Zgjedhor disa herë. Në aktivitet që Rilindja ka publikuar në media ka dhjetëra raste që tregojnë se gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në shkelje ligjore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook momente kur u dorëzon çelësat e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit disa banorëve në Tiranë. Sipas ligjit të KQZ-së, duhet që pas ankesës në institucionet zgjedhore, kreu i qeverisë të gjobitët për këtë shkelje.

Po dje, Edi Rama ka publikuar në Facebook inaugurimin e shkollës së rindërtuar “Halit Çoka” në Kamëz. Sipas vendimit të KQZ, kreu i qeverisë ka shkelur ligjin me të dy këmbët dhe sipas ligjit duhet të penalizohet.

I njëjti ligj është shkelur nga kreu i qeverisë edhe me promovimin e rindërtimit të kopshtit “Lidhja e Prizrenit”, në Paskuqan.

Nuk është vetëm Edi Rama ai që ka shkelur ligjin për ndalimin e aktiviteteve elektorale. Ministrja e Transportit, Beldina Balluku ka inauguruar dje e nënstacionit elektrik të Rubikut. I njëjti njoftim është shpërndarë dhe nga Edi Rama në Facebook. Sipas vendimti të KQZ, të dy zyrtarët kanë shkelur ligjin duke promovuar investime për fushatë elektorale.

Nëse sheh njoftimet zyrtare të kryeministrit, ministrave dhe kryebashkiakëve gjatë dy ditëve të fundit, rezulton se gjithë Rilindja ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Vendimi i KQZ parashikon që subjektet e tjera politike duhet të bëjnë ankimin në KQZ dhe më pas të merret masa ndëshkrimore, e cila është gjobë deri në 90 mijë lekë te reja. Qeveria nuk e ka problem ta paguaj disa herë gjobën, por vendimi i KQZ duhet të merret për të ndalur shfaqet e shëmtuara.

Dhënia e çelësave të shtëpive të rindërtuara nga tërmetit është një shfaqe poshtëruese për qytetarët. Shtëpitë nuk po ndërtohen me lekët e Edi Ramës dhe as të PS. Kopshtet dhe çerdhet nuk po ndërtohen nga fondi personal i kryeministrit. Investimet në infrastrukturë nuk janë nga lekët e xhepave të Rilindjes. Janë të gjitha taksat e qytetarëve dhe në shumë raste kostot e këtyre investimeve janë të fryra dhe të dyshimta. Nuk mjafton që qeveria po vjedh me projekte, por këto projekte po përdoren dhe si presion nga qytetarëve për të marrë votat. Pra. Edi Rama jep çelësat dhe kërkon të marrë votat e hallexhinjve. Nëse nuk kanë guxim të ndëshkojnë Edi Ramën, KQZ duhet të ndalojë menjëherë këtë shfaqje të shëmtuar.

Aktivitet promovuese të kryeministrit Edi Rama, pas hyrjes në fuqi të vendimit të KQZ

Vendimi i KQZ për ndalimin e aktiviteteve

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndalimin e aktiviteteve

SHKARKO APP