Pse nuk janë bërë tampone masive? Zv.Ministrja e Shëndetësisë: Nuk është strategji e mirë. Kemi bërë testime imunologjike
Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” të ftuar ishin zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, por edhe analistët Fatos Lubonja e Skënder Minxhozi.
Analistët kanë këmbëngulur në faktin se përse në Shqipëri nuk u bënë testime masive për të pasur rezultate më të qarta, ndërsa znj Rakacolli tha se testimi masiv, sipas shkencëtarëve, nuk është zgjidhja ideale.
Rakacolli nënvizoi se janë bërë testime imunologjike dhe se në mees të javës do të ketë një përgjigje për to.
Mira Rakacolli: Ne kemi bërë shumë për t’ju thënë njerëzve se cfarë duhet të bëjnë. Është bërë punë e madhe për ndërgjegjësimin e njerëzve. Kemi vënë rregulla shumë strikte për zbatimin e tyre. Janë vendosur rregulla për individë, për punëdhënësit dhe janë shoqëruar me kontrollin për zbatimin e tyre. Rregullat që duhet të ndjekin administratorët, të punësuarit, janë të gjitha sipas rregullave dhe patjetër do kontrollohen rreptësisht nga strukturat shtetërore.
Ndërsa, grupi i virologëve po shikon edhe testin imunologjik që është bërë. Është proces që po bëhet vazhdimisht dhe brenda javës do të kemi rezultate konkrete. Testet imunologjike kanë ardhur me certifikatë sigurie por siguria e tyre nuk është 100 përqind. Po bëhet eksperienca që bëhet kudo në botë, edhe në Itali, vendin që ju po citoni. Në mes të javës do kemi numrin total të personave që iu është bërë testi, do kenë edhe ata informacionin në dorë edhe publiku do të informohet.
Skënder Minxhozi: Në Amerikë prsh, po shkatërrohet ekonomia, ndryshe nga se kishte shpresuar Trump dhe e ka dërguar atë drejt një hapje të dhunshme. Nga ana tjetër, hapja e ngadaltë dhe të bazuarit mbi shkencën është strategji e mirë dhe afatgjatë. Por desha të di pse kjo politikë kaq konservative në numrat e tamponave?
Mira Rakacolli: Mua nuk më duket politikë konservative dhe nuk mirë bërja e shumë tamponave. Pasi qëllim në vetvete është gjetja e rastit dhe izolimi i atij që ka koronavirusin. Kjo duket shumë mirë tek shifrat e cdo vendi. Nëse futen prsh 200 veta në testime, mund të dalin vetëm 10 përqind me virus. Por me hapjen do të kemi të fuqizuar sistemin e survijancës. Do fuqizojmë survejancën e në varësi të saj do të shtohen testet. Sic e kemi thënë është epidemi me shumë ta panjohura.
Sokol Balla: Pse një i sëmurë vetëm kur është rëndë thotë se do bëj test? Pse nuk merren në test edhe kur kanë ndonjë shenjë të vogël? A është arsyeja fakti që ne nuk kemi kapacitete dhe kemi lënë virusin të izoluar nëpër shtëpitë tona.
Mira Rakacolli: Jo nuk mund ta themi këtë. Gjithmonë më e mira që mund të bëhet është që shikohet kush ka koronavirus dhe më pas të bëhet izolimi dhe trajtimi i mirë i rastit.