Pse përmbytet Durrësi? Urbanisti: Janë devijuar kanalet kulluese

Durrësi po kalon një situatë mjaft të vështirë nga përmbytjet. Lagje të tëra janë nën ujë teksa ekipet e emergjencës janë në përpjekje të zhbllokimit të kanaleve kulluese. Pikërisht këta të fundit shihen si shkak se përse Durrësi po përmbytet vitet e fundit.

”Janë devijuar kanalet kulluese duke prishur rrjedhën e tyre natyrore dhe janë devijuar për në hidrovor, por hidrovori mbi ngarkohet dhe për shkak të ujërave të zeza”, deklaron Artan Kacani, urbanist në Durrës.

Sipas ekspertit, qeverisja vendore e Durrësit ka bërë edhe një tjetër gabim sa i përket urbanistikës së qytetit duke ndërtuar mbi infrastrukturën kulluese të ujërave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë ndërtuar pallate të rindërtimit mbi hidrovor dhe kolektor, këto duhet të jenë në natyrë të hapur”, theksoi ai. Eksperti propozon që kanalet kulluese të rikthehen në rrjedhën e tyre natyrore dhe të bëhet ndarja e shkarkimit të ujërave në mënyrë që uji të mos vërshojë vetëm në një portë pritëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?