Pse po ikin të rinjtë? Tabaku: Nuk kanë shpresë dhe mundësi punësimi

Emigracioni i të rinjve është një nga plagët e shoqërisë shqiptare. Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se të rinjtë ikin pasi nuk kanë shpresë dhe mundësi punësimi.

Ajo shkon më tej, kur thotë se dija në Shqipëria jo vetëm që nuk mbështetet dhe promovohet, por taksohet në mënyrë të padrejtë.

“Emigracioni nuk është zgjedhje dhe as zgjedhje e të rinjve, ata iknin në mungesë të mundësive dhe shpresës këtu. 94% e atyre që ikin nga Shqipëria për t’u arsimuar nuk kthehen më. Dija këtu nuk mbështetet, taksohet dhe nuk ka modele meritokracie”.

SHKARKO APP