Pse po rriten masivisht rastet me Covid-19 në Shqipëri? Flet Shefi i Mikrobiologjisë

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka sqaruar arsyen pse në Shqipëri ka një rritje të rasteve me Covid ditët e fundit.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ai u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave nga njerëzit.

Sipas Koraqit në të njëjtën situtatë ndodhen  edhe vende të tjera si Spanja, Gjermania apo Italia.

“Rritja e rasteve pritej në një farë mënyre si pasojë e mosrespektimit të masave të parandalimit, por edhe hapjes totale që ka Shqipëria si dhe vende të tjera të rajonit, e botës. Kështu që rritja e kontaktit, rritja e kokës së kontaktit me njëri-tjetrin pashmangëshmërisht do të çoj në rritjen e të sëmurëve me Covid. Në fakt nuk është vetëm rajoni janë edhe vendet të tjera si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia, Amerika kanë një rritje të numrit  të sëmurve me Covid. Biles Spanja dhe Gjermania kanë mbyllur disa rajone.  Përjashto Italinë që e kaloj atë fazën dhe pati një nivel mbrojtje nga qytetarët , ndërsa vendet e tjera që patën një karantinë gjatë fillimit të pandemisë kanë një nivel shumë të ulët të popullisës që kanë kaluar sëmundjen dhe në këto kushte të hapjes totale ku nuk ka anjë pengesë  dhe në kushtet e mosrespektimit të masave, pra mosmbjatjes së maskave dhe mosrepektimit të distancimit social pritet që numrat të shtohen”, tha Koraqi.

SHKARKO APP