Pse PR dhe PAA nuk janë te koalicioni me Berishën? Bylykbashi zbulon çfarë ka ndodhur

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi pjesë e grupimit të Berishës, ka folur për koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”. Ai u pyet pse PR dhe PAA nuk iu bashkua koalicionit të opozitës. I ftuar në “Opinion”, Bylykbashi nuk dha një përgjigje të qartë pse ka refuzuar Fatmir Mediu dhe Agron Duka të jenë pjesë e koalicionit të opozitës, duke thënë se ftesa ka qenë e hapur për të gjitha partitë.

Pse nuk arritët të bindnit PR dhe PAA që ti bashkohej koalicionit?

Së pari gjithsekush e kishte ftesën të hapur që të na bashkohej. Agresioni për të bërë të pamundur regjistrimin e P në zgjedhje ka qenë i jashtëzakonshëm. Me këtë koalicion askush nuk ka çfarë thotë. Ne shmangëm atë që kishte qëllim Rama, të mbante peng nëpërmjet atyre që janë penga dhe të mbante të bllokuar PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kërkuat që t’iu bashkohej dhe nuk deshën?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka që shmangëm atë që donte Rama, mos regjistrimin e PD në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?