Pse pritën për të vrarë në muzg? 71-vjeçari ishte armatosur me eksplozivë dhe fishekë

71-vjeçari Lefter Zhidru u ekzekutua nga forcat RENEA. Për më shumë se 5 orë efektivët e Policisë së Shtetit negociuan për dorëzimin e tij, megjithatë ofertat e tyre u hodhën poshtë nga 71-vjeçari. Pas shumë orësh pritje, Policia vendosi që të ndërhynte kur ora shënonte 18:00, duke hyrë në banesën e tij dhe duke e vrarë në vend.

Por pse pritën deri në orën 18:00? I moshuari nga Elbasani u vra vetëm pak momente pasi në vend ra muzgu. Kjo pasi me të rënë nata, efektivët e Policisë nuk do të kishin më fushëpamje për të ndjekur me kujdes veprimet e tij dhe i druheshin edhe një sulmi tjetër nga ballkoni i banesës.

I moshuari kishte në banesën armën kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim. Gjatë ndërhyrjes së forcave RENEA, 71-vjeçari i ka kërcënuar se do t’i hidhte në erë. Ai po fliste me të bijën e cila i kërkonte që të dorëzohej.

SHKARKO APP