Pse protestojnë të miturit? Sociologu Tushe: Fëmijët imitojnë njëri-tjetrin ose nxiten nga familja

Për sociologët prania e shtuar e të miturve në protestat e dhunëshme të javës së shkuar ka disa arsye. Profesor Gëzim Tushe, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, thotë se të miturit kanë tendencë të imitojnë njëri-tjetrin.

”Ka një parim tek fëmijët, është parimi i imitimit. Mjafton të dalë një e të thotë është gallatë e madhe atje do përplasemi me policinë është njëra anë. E dyta, kam përshtypjen që këtë tendencë mund ta kenë edhe familje të caktuara duke spekuluar që dilni se ju jeni minor dhe nuk ju kap ligji”,-tha Tushe.

Nga ana tjetër, të rinjtë në moshë madhore kanë të tjera arsye për të protestuar sipas sociologut Tushe.
“Ndërsa ata që janë 18 vjeç e lart kanë problemet e tyre. Analizojnë të sotmen dhe të nesërmen e shoqërisë shqiptare. Unë kam përshtypjen që po rriten dozat e të rinjëve që mendojnë se jetojnë në një shoqëri që e ka të diskutueshme perspektivën e të sotmes dhe të të ardhmës”,-tha më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër faktor që ndikon në protestat e dhunshme sociologët e lidhin me izolimin për shkak të pandemisë.
”Na është shtuar koha por na është pakësuar hapësira. Dhe natyrisht sa më e ngushtë të jetë hapësira ku jetojnë njerëzit aq më shumë rritet tensioni social, aq më shumë shtohen konfliktet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?