Pse u gjobit LSI në Korçë? Braimllari po sfidon bindshëm Niko Peleshin dhe socialistët e “rilindur”

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për IntegrimI, Endrit Braimllari, i cili po drejton dhe fushatën elektorake të kësaj force në qarkun e Korçës është njoftuar ditën e sotme për gjobitjen e tij për shkak të shkeljes së rregullave të pandemisë.
Edhe pse vendimi i Qeverisë ka hyrë në fuqi ditën e sotme, Edi Rama po e shfrytëzon këtë periudhë për të trembur dhe anatemuar kundërshtarët e tij politikë, pasi aktiviteti për të cilin është penalizuar Braimllari i përket datës 7 shkurt, pra është gjobitur për një aktivitet politik të zhvilluar 4 ditë më parë dhe tre ditë para se Komiteti i Pseudo-Ekspertëve të pandemisë të vendoste ndalimin e organizimeve publike si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë, përhapje kjo që tashmë duket se ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Po përtej kësaj mase, duket se diçka tjetër fshihet pas vendimit të Policisë së urdhëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Për të gjithë ata/o që nuk e njohin, ky i fundit është dhe koka e reformës së dështuar administrativo-territoriale, e cila u bë 6 vite më parë me qëllimin e vetëm për të siguruar fitoren e Edi Ramës në tavolinë përmes mandateve dhe votave të transportuara nga njëri vend në tjetrin sipas përllogaritjes së PS-së rasti bie si Zall Herri që s’ka asnjë lidhje me kryeqytetin i bashkohet Tiranës, ndërsa Paskuqani ku dhe parashikohet të bëhet Unaza e Madhe i kaloi bashkisë së Kamzës.
Dhe për t’u kthyer në rastin e Braimllarit, duket se shkak i këtij presioni qeveritar janë bërë dhe sondazhet e realizuara në këtë qark, ku PS-ja bindshëm shfaqet humbëse, dhe LSI në drejtimin e Braimllarit ka pësuar rritje.
Një sondazh i tillë është realizuar një javë më parë në rrjetet sociale, ku Braimllari shfaqet fitues me 55 për qind të ndjekësve që shprehen në favor të tij, kundrejt 45 për qind të marra nga kundërshtari rilindas Niko Peleshi, i cili para se ti bashkohej kabinetit qeveritar ka mbajtur dhe postin e kryebashkiakut të Korçës. Peleshi “u detyrua” të linte detyrën në bashki si pasojë zbulimit të manipulimit nga socialistët “e rilindur” të zgjedhjeve të pjesshme të zhvilluara në Korçë në tetor të vitit 2013, pra vetëm 2 muaj nga marrja e qeverisë nga ana e Edi Ramës.

SHKARKO APP