Pse u rrahën Salianji dhe Gjoni: Kujt i përmend familjen ti?
Mësohet se ka qenë Ralf Gjoni ai që ka zbritur pas Ervin Salianjit, i cili po qëndronte në holl. Gjoni dhe i ka kërkuar llogari Salianjit për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.
Mësohen detaje të reja për sherrin që pati ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputeti i “Opozotës se re”, Ralf Gjoni.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të emisionit, avokati Spartak Ngjela ka zbritur i pari në kafenenë e televisionit, ndërsa gazetari Carlo Bollino u largua direkt. Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ishte në korridor, kur Ralf Gjoni zbriti nga ashensori dhe u përball me të. Aty deputeti Gjoni i ka kërkuar llogari Salianjit për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.
“Ore kujt i përmend familjen ti?”- mësohet të ketë bërtitur Gjoni dhe më pas Salianji e ka goditur me shuplakë.
Më pas ka ndërhyrë stafi i televizionit “Top Channel” dhe kanë mundësuar që ata të ndahen. Gjithçka nisi nga debati që Salianji dhe Gjoni patën teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”.
Ish-deputeti është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit por janë futur në parlament për të marrë një rrogë. Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij. dosja.al
KOHA JONË SONDAZH

