Pse u tërhoq Skënder Bruçaj nga kreu i KMSH-së?
Teksa nesër pritet të zhvillohet gara për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, sot pasdite një nga kandidatët në garë dhe kryetari i deri më tanishëm i këtij institucioni, Skënder Bruçaj ka vendosur të tërhiqet.
Po pse u tërhoq nga gara?
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo teksa shpërndan një artikull sipas të cilit, Bruçaj është tërhequr nga gara për shkak të presionit të Presidentit të Turqisë, e konsideron veprimin si “një presion kuisling (Kuisling është term i përdorur ndaj atyre që vihen në shërbim të pushtuesve) të qeverisë mbi Komunitetin Mysliman”. Sipas Pollos, duan të eliminojnë atë që nuk e kontrollojnë për ta servrirur kokën e KMSH në sini të argjendtë.
Pollo në Facebook: Presion kuisling i qeverisë mbi Komunitetin Mysliman. Duan të eliminojnë ata që nuk kontrollojnë. Për t’a servirur kokën e KMSh në sini të argjendtë. Uroj që asambleja e myftinjve shqiptarë të ruajë dinjitetin, orientimin e të refuzojë çdo kalë troje.

Më herët, ishte ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ai që denoncoi ndërhyrjen e qeverisë në zgjedhjet për kreun e KMSH-së.
Prej kohësh, Presidenti i Turqisë ka kërkuar largimin e Skënder Bruçajt nga drejtimi i KMSH-së, duke e cilësuar si “gylenist”. Madje, Erdogan ka kushtëzuar vizitat e tij në Shqipëri me largimin e Bruçajt nga drejtimi i institucionit më të madh fetar në vend.
/Ora News.tv/
KOHA JONË SONDAZH

