Pse Vipa-t i hoqën nga burgu i Durrësit? Gazetarja zbulon çfarë po ndodh me figurat politike

Të burgosurit “VIP” të cilët ishin vendosur në burgun e Durrësit, këtë të martë kanë kaluar në burgun e Fierit. Bëhet fjalë për: Alqi Bllako, ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himrë Alfred Beleri, ish-prokurori Xhevahir Lita si dhe ish-drejtori i forcave Operacionale Oltion Bistri. Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi zbuloi arsyet e këtij tranferimi.

“Kemi të bëjmë me një zhvendosje për shkak të trajtimit preferencial të të burgosurve “VIP”, burime të miat më kanë konfirmuar se këta të burgosur kishin gjithçka tjetër veç lirisë. Ata kishin një palestër brenda një burgu, kishin ushqimin që kërkonin. Kishin njerëzit e tyre.

Burgu i Durrësit i ka me rregullore të shkruar se për çdo të burgosur lejohen vetëm tre vizita në javë, ndërsa për këta të burgosur futen e dalin qindra vizitorë gjatë javës dhe me dhjetëra gjatë ditës. Duke marrë parasysh situatën kaotike në burgun e Durrësit u mor edhe vendimi për tranferimin e këtyre të burgosurve”,-tha Gjuzi.

SHKARKO APP