Psikologia Denada Toçe: Rama një narcist, ka shumë qejf të nënshtrojë
Psikologia e njohur Denada Toçe, e ftuar në emisionin ”Soiree”, bëri përshkrimin e disa figurave politike në vend. Duke u futur krejtësisht në rolin e saj, si psikologe, Denada përshkroi karakterin e disa prej politikanëve në Shqipëri. Për kryeministrin e vendit, Edi Rama theksoi se ai është një narcist dhe se ka shumë qejf të nënshtrojë.
”Rama e ka shumë të vështirë që të tjerët të hyjnë tek ai, sepse ai nuk e lejon në asnjë rast, prandaj ka mekanizma shumë të fortë mbrojtës që të mund të sulmojë, të jetë arrogant, të mund të nënshtrojë. Ka shumë qejf nënshtrimin. Nuk e pranon asnjëherë për ta parë drejtpërdrejtë patalogjinë që ai ka”, tha ajo. Për Sali Berishën, Denada tha se ai është një person që do t’i ketë gjërat nën kontroll.
”Do më merrte seancën në kontroll, sepse është një person që dëshiron që ta ketë situatën nën kontroll. Kam përshtypjen që kështu do të ndodhte. Ai vetë nuk është i ndërgjegjshëm për këtë, sepse është një nga gjërat që e bën atë shumë të fortë dhe e mban atë që të jetë shumë aktiv dhe ta shprehë atë edhe me karizëm dhe karizmi i tij është shumë solo në mënyrën se si flet dhe në mënyrën se si vepron. Do të jetë solo gjatë gjithë kohës. Po ju futëm për çrregullime, është një simptomë e narcicizmit, por nuk është çrregullim”, është shprehur Denada.