Publikimi i fotove intime, reagon Dritan Prifti: Nesër radha ime. Nuk tërhiqem

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI, Dritan Prifti ka reaguar sot pas publikimit të fotove intime të tij.  Në fotot e publikuar sot në media shfaqej ish-ministri, në momente intime me një vajzë. Sipas syri.net me anë të një emaili, Prifti thotë se ka qenë në dijeni të faktit se Ilir Meta i përgjonte jetën e tij. Prifti shprehet se prej pesë vitesh i është bërë shantazh me këtë vidoe dhe sipas tij, pamjet i janë treguar dhe gruas së tij nga njerëzit e Ilir Metës.

Prifti shprehet se pavarësisht fotove ai nuk do të ndalet dhe do të publikojë fakte të reja lidhur me aferën e CEZ.

Reagimi i plotë i Dritan Priftit:

“E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe. E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj. Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter.

Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve. Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit. Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro. Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojne t’me bejne mua te terhiqem nga akuzat. Nuk do terhiqem nga asnje akuze. Sapo te hapen hetimet do deshmoj te gjitha ato qe une di ne lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro te pervetesuara ne menyre te jashteligjshme nga njerezit e Metes. Do dorezoj cdo gje qe posedoj per te zbardhur kete te vertete.

Prej 5 vjetesh familja ime eshte e njohur me kete ceshtje. Gruas time nenpunesit e Metes ja kane sjell ne shtepi keto per ti pare, qe para 5 vjetesh. Sot jemi te bashkuar dhe me te forte se kurre. Sigurisht me vjen keq, qe per shkak te figures time publike dhe denoncimeve te mia te guximshme kunder korrupsionit, duhet te lendohet familja e cila eshte gjeja ime me e shtrenjte.

Do kishte pasur me shume interes per pergjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe pergjonin grate e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe parate e harxhuara per pergjimin tim. Keto pislliqe jane maksimumi qe ata mund te servirin kunder meje. Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend.

Rradhen e kam perseri une. Neser eshte dite e re dhe prova te reja, duke filluar me parate e marra nga DIA nga soji Gon Celes, deputetit te LSI, meqe sot ai i quajti shpifje keto akuza”.

SHKARKO APP