Publikimi i rrogave, Basha: Edi Rama të jap dorëheqjen
Lulzim Basha në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, deklaroi se pas skandalit të publikimit të pagave, kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen.
“Ndërkohë që një ish-ministër i Ramës (Lefter Koka) është arrestuar për inceneratorët, ka plasur një skandal tjetër. Në çdo vend tjetër, kryeministri do të jepte dorëheqjen. Të dyja skandalet kanë vetëm një autor dhe një përfitues, e ky është Edi Rama. Ne e denoncuam se skandali i patronazhistëve ishte i rëndë pasi ishin vjedhur të dhëna sensitive, siç ishte edhe paga. Këto të dhëna iu vunë në dispozicion shtabit elektoral të Partisë Socialiste. Ky skandal është vetëm konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral”, tha Basha.
Sipas kreut demokrat, Rama po përpiqet ta zvogëlojë këtë skandal, që cenon sigurinë personale dhe familjare.