Publikohet dokumenti i BB për pajisjet e Emergjencave: Nuk dihet ku i kanë futur
Emisioni “Tempora” ka siguruar dokumentin e Bankes Boterore ku tregohet sa pajisje kanë ardhur për emergjencat.
Këto pajisje sipas Prencit janë sjellë dhe duhet të kenë qenë.
Ish-kreu i Emergjencave tha se të gjitha pajisjet për situata të tilla janë, por nuk i dinë në çfarë magazina i kanë futur.
Shemsi Prençi: I kemi të gjitha, i kemi në magazinë. Ta jap me përgjegjësi të plotë. Të garantoj që janë në magazinë. Janë financuar nga BB, prej 6-7 vitesh, por nuk dinë magazinën ku i kanë futur. Unë të jap me përgjegjësi që në strukturat operacionale të Emergjencave Civile ka kamera termike, kamera të kërkimit nën rrënoja dhe ndërkohë shkolla e qeneve ka buxhet aq sa buxheti i emergjencave civile që duhet të kishte trajnuar qen për kërkimin e njerëzve nën rrënoja. Kemi pra, por nuk i vëmë në efiçencë.