Publikohet harta/ Ja zonat e kuqe në Shqipëri, që shënuan përhapjen më të madhe të infeksionit në dy javët e fundit

Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon hartën e përhapjes së koronavirusit në dy javët e fundit në vend. Në hartë tregohen zonat e kuqe, ku virusi i rrezikshëm ka shënuar një përhapje të mëdha përgjatë këtyre javëve.

Në këto zona rreziku bëjnë pjesë Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja.

Në mesazhin e saj, ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për të kontribuuar në kufizimin e përhapjes së virusit.

“Ja cilat janë zonat me përhapjen më të madhe të infeksionit në dy javët e fundit. Çdo qytetar mund të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së Covid-19. Kufizo kontaktet, mbaj maskën, ruaj distancën, kujdesu për higjienën”, shkruan ministrja Manastirliu.

#RregullatEReja👇
Çdo qytetar mund të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së #COVID19. Është koha të bëhemi bashkë në…

Pubblicato da Ogerta Manastirliu su Lunedì 9 novembre 2020

SHKARKO APP