Publikohet kënga e përfaqësueses së Kosovës për “Euro 2020”
Në prag të startit të eliminatorëve të Euro2020, Federata Kosovare e Futbollit i ka befasuar të gjithë. Vetëm pak minuta më parë, në rrjetin social “Facebook” është publikuar kënga që përfaqësuesja e Kosovës do të motivohet për të arritur te kualifikimi historik në “Euro2020”. “Gol duam gol” titullohet kënga e kënduar nga Florent Abrashi dhe Jehona Lumi.
Kënga është realizuar nga Rinor Ukimeri në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe tifozët “Dardanët”. Klipi zyrtar i kësaj kënge pritet të xhirohet më 25 mars, gjatë ndeshjes Kosovë- Bullgari në staduimin, “Fadil Vokrri”.
KOHA JONË SONDAZH

