Publikonte video in*ime të së mit*rës në rrjete sociale, vihet në pranga 19-vjeçari

Policia e Lushnjes, ka vënë në pranga një 19-vjeçar kjo pasi publikonte në rrjete sociale video intime të një 14-vjeçareje.

Njoftimi i plotë

Publikoi në rrjete sociale, video intime të një shtetaseje të mitur, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?