Puka i shtohet hartës së koronavirusit, konfirmohet pozitiv një burrë
Është konfirmuar një person me koronavirus në Pukë. Bëhet fjalë për një burrë, i cili tashmë është transportuar për në spitalin Infektiv ku po merr trajtim të specializuar nga mjekët.
Siç raporton “abc news”, personit të infektuar i janë bërë dy herë analizat, e para doli negativ, kurse e dyta pozitiv.
Burri kishte probleme me mushkëritë dhe merrte trajtim në spitalin Rajonal të Shkodrës, rrjedhimisht i janë marrë tamponët mjekëve dhe infermierëve që i kanë shërbyer atij.