Pukë, gjykata lë në burg dy policët, i arrestuari i iku nga duart
jykata e Pukës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy inspektorët Dodë Prkën dhe Pajtim Shehun, pas arratisjes nga dhomat e shoqërimit të 20 vjecarit Emirjon Nika.
Dy punonjësit e policisë u arrestuan pas arratisjes spektakolare nga komisariati i policisë së Pukës, të shtetasi Ermirjon Nikja.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi tre ditë më parë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë komisariatit të Pukës.
Arrestimi i dy punonjësve u bë pasi nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Emirjon Nikja akuzohet se grabiti emigrantin që e mori në makinë

