Puna e parë e Veliajt në Bashki

Kryetari i ri i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, ka zgjedhur që punën e tij të parë në krye të bashkisë më të madhe në vend ta nisë me riparimin e orës në kullën e Sahatit të Tiranës. Më herët, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se është koha që të fillohet nga puna që sot dhe me sa duket, ai ia ka nisur me një simbolikë shumë domethënëse.

Lajmin se rregullimi i orës së Kullës së Sahatit ishte vendimi i tij i parë si kryebashkiak i Tiranës, Veliaj e ka dhënë vetë në Tëitter. “Kryeqytetit s’mund ‘t’i ngecë ora”. Një punë e vogël si ditë e parë. Faleminderit mjeshtër Johani”, shkruan Veliaj në Tëitter.

Ora do të shërbejë jo vetëm për të orientuar qytetarët për kohën e saktë, por vjen edhe si një ogur i mirë për të nisur punën e mbarë në Bashkinë e Tiranës.

SHKARKO APP