Puna në administratë/ Hasimja: Të rinjtë e kanë ëndërr, partitë shfrytëzojnë mendësinë

Në mbledhjen e parë të qarkut që pas zgjedhjeve, socialistët nisën debatet se kush do të emëronte kë, ndërsa si problem kryesor ngritën numrin e emërimeve të bëra në administratë nga aleati. Për politologun Ermal Hasimja, kjo formë është jashtë çdo koncepti demokratik për partitë, ndërsa si akoma më skandaloze sheh heshtjen e mazhorancës pas rastit të Shkodrës.

”Emërimi në administratën publike nuk ka lidhje me kontributin në parti. Partitë supozohet që janë grup njerëzish me ide të njëjta, me qëllime të njëjta që duan të ndryshojnë vendin. Fakti që i kemi këto procedime në këtë mënyrë është skandaloze, e po më shumë skandaloze është që dalin fakte në media mbi këto ngjarje e askush nuk reagon”.

Si problem edhe më të madh, Hasimja sheh dëshirën e të rinjve për t’u angazhuar në administratë publike, e mungesa e vullnetit për të nisur iniciativa personale. Hasimja ka pak shpresë në ndryshimin e këtij fenomeni, ndërsa fton të rinjtë që të ndërmarrin angazhime dhe biznese personale, si një mundësi më e mirë për ta, por edhe për vendin.

SHKARKO APP