Punësimi I romëve, sfidë për Ballkanin Perëndimor
Punësimi mbetet ndër sfidat kryesore për Ballkanin Perëndimor,. Por niveli I lartë I papunësisë ndjehet edhe më shumë te komuniteti rom, ku niveli i papunesise eshte dy tre here me i larte. Niveli I ulët arsimor e vështirëson punësimin e këtij komuniteti. Aktualisht niveli i punësimit të romëve në rajon arrin në 16, 5 përqind, ndërkohë që anëtaresimi në BE kërkon të paktën një nivel 25%.
Për të adresuar këto shqetësimi u zhvillua në Budapest, Hungari, konferenca e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Integrimin e Romëve.
“Të dhëat statistikore tregojnë nevojën urgjente për të krijuar mundësi të reja për punësimin e romëve. Ndërsa ekonomitë po zhvillohen, nevojitet një qasje e re në kët drejtim”, – tha Orhan Usein, drejtues I programit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Integrimin e Romëve.
Sipas një vëzhgimi të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara 73%-86% e të rinjëve (18-24 vjeç) në Ballkanin Perëndimor vuajnë mungesën e arsimit dhe punësimit. Ndonëse një pjesë e politikave të planifikuara për integrimin e romëve janë vënë në zbatim, sërish ka hapësirë për përmirësime në të ardhmen.
Të dhënat tregojnë se nga niveli I papunësisë nga viti 2011 në 2017 është përkeqësuar, gjë që po ndikon në rritjen e varfërisë dhe mungesën e shërbimeve për këtë komunitet.
“Në rajon janë hapur mbi 600.000 vende të reja pune, megjithatë ato nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në popullësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata që kanë nivel më të lartë arsimimi përfitojnë më shumë. Në këtë kontekst ne I nxisim qeveritë të dizenjojnë politika më të mira në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët”, Vanja Ivosevic, eksperte e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Kjo konferencë mblodhi përfaqësues të 50 qeverive, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat po punojnë për hartimin e politikave që do të adresojnë sfidat e komunitetit rom.
KOHA JONË SONDAZH

