Punëson dy kameriere në lokalin e saj, i shfrytëzon për prostitucion

Policia e Tiranës ka bërë të mundur ndalimin e dy shtetaseve nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Policinë Tiranë ka bërë të mundur dokumentimin ligjor për veprën penale të prostitucionit,  ku  është bërë ndalimi i  Z. M., 61- vjeçe, banuese në Tiranë,  për veprat penale “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. F. Ç, 40 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu i’u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjendje të lirë për shtetasen V. B, 47- vjeç, banuese në Tiranë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se  Z. M, në lokalin e saj në rrugën e “Kavajës”, kishte punësuar si kamariere dy shtetaset V. B dhe F. Ç., dhe i shfrytëzonte për prostitucion duke i siguruar klientë të ndryshëm dhe merrte pagesë  nga këta të fundit për këtë veprim të kundraligjshëm .

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo shtetase kishte vënë në dispozicion  lokalin e saj  për ushtrimin e  prostitucionit nga dy të punësuarat.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme./tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?