Punëtorët e refinerisë së naftës në Ballsh në protestë për pagat

 

Punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës kanë dalë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në protëstë. Shkak për këtë protestë është bërë mosmarrja e pagave në dy muajt e fundit.

Protesta filloi në orën 07:30 dhe do të zgjasë disa orë.Kreu i Sindikatës Kamber Iljazi tha se greva do të vazhdojë pa afat deri në marrjen e pagave.

Kjo është e disata herë që punëtorët e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh dolin në protestë për të njëjtat arsye.

SHKARKO APP