Punëtori indian humbi jetën në fabrikën e riciklimit të aluminit, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar, në lidhje me aksidentimin për vdekje në vendin e punës të një punonjësi indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

Swiss Digital Mobile Reklama

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme. L.K.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?