Punëtori u bashkohet studentëve: U luta të binte shi që të mos shkoja në punë e të vija mes jush

Një qytetar, punëtor ndërtimi i është bashkuar protestës së studentëve sot në ditën e dhjetë para Kryeministrisë. Ai ka folur para studentëve dhe ka treguar se është lutur që sot të binte shi, e mos shkonte në punë, që t’i bashkohej protestës së tyre.

”U luta të binte shi që të mos shkoja në punë e të vija mes jush. Dy fëmijët e mi e shkëputën shkollën se nuk arrita t’iua paguaja”, u shpreh ndër të tjera qytetari para studentëve, raporton Politiko.al.

Më tej ai ka përgëzuar studentët për kurajon e tyre, duke i motivuar më tej që të çojnë deri në fund kauzën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?