Punime në aksin Fier-Patos, ja nga devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se prej orës 08:00 të ditës së sotme ka nisur fazën e parë të punimeve per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore të qytetit nga Hyrje Fier (rotonto e Sheqit)-Rethrrotullumi Patos. Ndërhyrja vjen në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur, dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 08:00 të ditës së martë datë 26/06/2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Automjetet që udhëtojnë në drejtimin Fier-Vlorë/Gjirokastër do të devijohet nëpërmjet qytetit të Fierit dhe unazës perëndimore të tij.

3. Ky devijim do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Në çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?