Punime në linjën elektrike, ja zonat në Tiranë që do të mbeten nesër 6 orë pa energji
OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave, në datën 1 shtator gjatë intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.
Në njoftimin për mediat, OSHEE saktëson edhe zonat ku energjia do të stopohet nesër për 6 orë.
Njoftimi i OSHEE-së:
Për shkak të punimeve të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave, në datën 1 shtator gjatē intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona nē Tiranē
Shkallë, Darshë, Qafë Mollë,
Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellësit Tiranë