Punimet në rrugë, kalimi në aksin Maminas-Sukth-Shkozet hapet të premten në orën 23:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se sot (e premte) në orën 23:00 do të hapet kalimi në aksin Maminas-Sukth-Shkozet, pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, ku po kryen punime për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara.

ARRSH njofton se për shkaqe të paparashikuara përmbyllja e punimeve në aksin Maminas-Sukth-Shkozet ka tejkaluar afatin e përcaktuar.

Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit, siç ishte paralajmëruar, për të garantuar kalimin e sigurtë të mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

ARRSH u kërkon ndjesë qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do të realizohet sonte, ora 23:00. Deri në orarin e hapjes, mjetet duhet të përdorin rrugët alternative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?