Punimet për Bypass-in e Tepelenës, Rama: Do të transformojë zonën

Kryeministri Edi Rama inauguroi sot nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Ai u shpreh se projekti i ri në infrastrukturë do të transformojë jo vetëm qytetin e Tepelenës, por të gjithë zonën.

Pjesë nga fjalimi i Ramës

Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh. Më parë askush nuk ndalonte në Tepelenë, të gjithë donin të iknin. Kjo vepër e premtuar për dekada të tëra. Ka pasur një mungesë të përgjegjshmërinë në hartimin e projekteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me BB rimodeluam skemën e financimit. Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe brenda shtatorit, në rastin më të keq, në tetor nis puna në By passin e Fierit, ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka nisur puna në ditët e shkuara për By Passin e Milotit. Bypass-i e Tepelenës ka një plan që parashikonte Qeveria paraardhëse mori përsipër të gjitha rrugët dhe të gjitha i la rrugët.

Rruga Tiranë-Elbasan u hap me një tunel një kalim me bujë dhe më pas u ekspozua ndaj shembjeve duke na vënë në detyrim të bënim komplet projektin gjeologjik, një gjë e pabesueshme jo për një shtet, por edhe për një familje. Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar ku vrima e zezë ku shkarkohen të gjitha flukset do të eliminohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?