Punohet në rrugën e re Shëngjin-Velipojë, një nga rrugët më spektakolare të Mesdheut (video)

Investimet e qeverisë për rrugën e re Shëngjin-Velipojë kanë sjellë rritjen drastike të vlerës së tokës te Rana e Hedhun dhe krejt zonën bregdetare nga qyteti Shëngjinit deri në Velipojë.

Edi Rama shkruan sot: “Në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik”.

Projektet janë që në këtë pjesë mali deri te buzë ujit të ndërtohen hotele turistike me pesë yje. Çmimet e tokës në pjesë e Ranës së Hedhun kanë arritur në 150-200 euro metri katror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?