“Punojmë për copën e bukës”, Rama-qytetares: Askush nuk vuan për bukë, shikoje si je veshur ti
Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Laçit ku po bisedon me banorët që kanëmbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 Nëntorit, ndërsa është përballur edhe me ankesat e qytetarëve.
Një zonjë e cila tha se shkonte për periudha 3 mujore në Zvicër për të punuar, i kërkoi Ramës ti tregonte një afat se kur mund të futej në banesë familja e saj cila do qoftë ajo ditë, ajo kërkonte ta dinte siç thoshte për tu lehtësuar.
Ndërkohë ajo i ka përmendur kryeministrin eedhe bukën e gojës për të cilën tha se po punon me periudha të caktuara për ta siguruar, ndërsa Rama tha se nuk ka shqiptar sot që vuan për bukë.
Pjesë nga biseda:
Zonja: Më thuaj, personalisht, por dua të di, sa kohë më duhet të futem në shtëpinë time, një muaj, 2, 5, një vit? Vetëm dua ta di që të ndajë mendjen. Unë shkoj dhe punoj me periudha 3 mujore në Zvicër kam babain pa shtëpi, sa brenda jashtë, as në çadër nuk jemi futur. Po punojmë për copën e bukës.
Rama: Stop, nuk ka shqiptar që vuan për copën e bukës, mos ma përmend këtë bukën se më vjen…. As në mesjetë shqiptarët nuk kanë vdekur për copën e bukës, sot flasim për standarte jo për bukë. Shiuko si je veshur ti, ata që vuajnë për bukë… Shko shikojë ku janë ata që janë përmbytur në 2009. Në do ti ndërtojmë shtëpitë dhe babait tënd do tia ndërtoj shtëpinë, madje edhe më të mirë se tënden në Zvicër.
Zonja: Po ku kam shtëpi në Zvicër unë, shkoj në periudha tre mujore, ponoj më mbaron afati dhe kthehem.