Punonin “vullnetarisht” për ndërtimin e xhamisë, në polici si të pasiguruar

Ata pretenduan se po punonin pa pagesë për të ndërtuar xhaminë e fshatit, me besimin se Allahu do t’iu shpërblente një ditë. Por disa punëtorë që ishin edhe besimtarë nga fshati Kullaj në Postribë, përfunduan në burg.

Autoritetet e shtetit nxorën si problem se punimet kryheshin pa leje dhe ndaloi tre punëtorë që punonin rregullisht dhe që ishin të pasiguruar.

Operativi i fshatit Kullaj në Postribë së bashku më forcat policore shkuan për të kërkuar llogari për punimet që po bëhen për rikonstruksionin e xhamisë së vjetër. Pasi nuk gjetën drejtuesit e objektit të kultit shoqëruan në komisariat tre punëtore të pasiguruar. Megjithëse ata u thanë se punojnë vullnetarisht, kishte të dhëna nga autoritet vendore se paguheshin ndaj edhe u ndaluan.

Përgjegjësi i këshillit të xhamisë sqaron se disponojnë lejen dhe çdo veprim po kryhet mbi gjurmët e xhamisë 120 vjeçare.

Ky veprim i policisë nuk u prit mirë as nga komuniteti i zonës.

Xhamia e Kullajve u  ndërtua afro 120 vite më parë, dhe ishte në rrezik shembje nga amortizimi. 

Përballë gjendjes së krijuar, drejtuesit e këtij objekti kulti në bashkëpunim me banorët e fshatit vendosën nxjerrjen e lejes për rikonstruksion dhe punimet ende vazhdojnë.

SHKARKO APP