Punonjëset e një fasonerie dalin në protestë, shkak përgjysmimi i pagës dhe kushtet e punës
Këtë të mërkurë, punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar, dhe shkak është përgjysmimi i pagave mujore.
Ata pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.
Më herët për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonërive të tjera, se gjithçka do të marrë rrugën e zgjidhjes.