Punonjësi i IT-së në Ministri i dërgon sms gazetarit live në emision: Sistemi MEMEX është thyer
”Sistemi MEMEX është thyer dhe ende nuk dimë se çfarë është prekur realisht”, është mesazhi që një punonjës IT në Ministrinë e Brendshme i dërgoi gazetarit Muhamed Veliu, teksa ishte “live” në emisionin ”Top Story”.
“Është një nga 80 punonjësit e IT-së në këtë ministri, që më tej më thotë se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS”, tregon Veliu.
Hakerat e ”Home Land Justice”, publikuan këtë të hënë një listë me 105 mijë emra personash të dyshuar nga policia për vepra të ndryshme penale.
KOHA JONË SONDAZH

