Punonjësi i policisë në Kukës aksidenton me makinë 11-vjeçarin, i mituri përfundon në spital

Një efektiv policie ka aksidentuar me automjet një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin “Bucaj-Kukës”, ndërsa 11-vjeçari pasi u përplas u dërgua me urgjencë në spital.

“Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?