Punonjësi i rafinerisë së naftës kërcënon se do hidhet nga oxhaku

Dhjetra punëtorë të uzinës së përpunimit të naftës në Fier dolën dhe sot në protestë  për mosmarrjen e pagave të prapambetura.

Një prej punëtorëve i identifikuar si Agim Myrdini është ngjitur në majë të oxhakut të uzinës 40 metra të lartë dhe kërcënon të hidhet.

 Punonjësit thonë se kanë katër muaj pa marrë paga dhe 22 muaj pa iu depozituar sigurimet shoqërore, paçka se puna në uzinë ka vijuar normalisht dhe prodhimi është shitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Protestuesit apelojnë institucionet shtetërore për ndërhyrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?