Punonjësi në Shkodër u asfiksua nga gazi, familjarët kërkojnë ndihmë edhe pas 1 viti: I mbetën fëmijët rrugëve
Familjarët e Kleotos Çelikut kërkojnë ndihmë edhe 1 vit pas vdekjes së 34-vjeçarit. Ai punonte në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve në Shkodër dhe humbi jetën teksa po pastronte një pusetë të ujërave të zeza për shkak të asfiksimt nga gazi.
Daja i tij Fatos Hasaj dhe nëna e tij Sanije Çeliku, shprehen se nuk kanë asnjë lloj ndihme dhe se dy djemtë po rriten me shumë vështirësi.
Ata thonë se kanë kërkuar disa herë mbështetje financiare por institucionet kanë heshtur ndërsa ka akuza nga familjarët se po tentohet të fshihet ajo ngjarje dhe të mos zbardhet e verteta. Familjarët kerkojne drejtesi për Kleotosin i cili humbi jetën ne krye te detyres si punonjes i ndermarrjes se ujësjellësit.
Një vit më parë disa persona u shoqëruan në policinë e Shkodrës pas ngjarjes së rëndë. Policia në atë kohë ndaloi vetëm Prekë Tomën me detyrë përgjegjës për ujërat e zeza në ndërmarrjen e ujësjellësit sepse 34 vjeçarit nuk i është dhënë as bombula e oksigjenit dhe as maska kundragaz. /BW
KOHA JONË SONDAZH

