Punonjësit e Qendrës Sociale: Të shokuar nga skandali, pamjet të verifikohen
Punonjësit e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër shprehen të shokuar nga akuzat e Prokurorisë dhe pamjet e transmetuara në një emision investigativ lidhur me trajtimin e pacientëve në këtë qendër.
Në një prononcim për mediat, Vera Macurreli, kërkon verifikimin e pamjeve.
“Jemi të shokuar nga akuzat. Kërkoj që të gjithë t’i verifikojnë pamjet, ato nuk ekzistojnë në qendrën tonë”, pohoi ajo.
Lidhur me akuzat e rënda të ngritura nga organi i akuzës, për tre raste abortimesh të jashtëligjshme nga tre paciente, Macurreli shprehet: “Nuk kemi patur dijeni per abuzime dhe abortime”.
KOHA JONË SONDAZH

