Punonjësit e Sigurimit të Shtetit në kazanët e plehrave të ambasadave

Studiuesi Kastriot Dervishi sjell një dokument interesante i cili flet për mënyrës se si operonte Sigurimi i Shtetit në kohën e diktaturës. Në një material të publikuar nga Dervishi në faqen e tij në Facebook, thuhet se një agjent i sigurimit që vrojtonte ambasadat e huaja ishte kthyer në një kontrollues të përhershëm të kazanëve të plehrave. Këtë gjë e bënte jo vetëm për “informacione”, por edhe për të marrë ndonjë mbeturinë dhe rroba të vjetra që flakeshin nga diplomatët e huaj.

Postimi i Kastriot Dervishit në FB: Një punonjës i Sigurimit të Shtetit vrojtonte në mënyrë të kamufluar ambasadat e huaja në Tiranë. Mirëpo prej kohësh ai bënte edhe një punë tjetër, pastronte për nevoja personale kazanët e plehrave të këtyre ambasadave, duke nxjerrë prej tyre në mënyrë sekrete gjëra të vlefshme për familjen e tij.

Në këto kazanë, punonjësi heroik i sigurimit, me origjinë sigurisht nga zona e parë operative, merrte plaçka të vjetra dhe i çonte në shtëpi. Sado që partia tonë heroike e kishte indoktrinuar punonjësin e Sigurimit për jetën keqe që bëhej në Perëndimin “e degraduar” e në “kalbëzim”, prapëseprapë, punonjësi i Sigurimit zhytej në mënyrë sistematike në kazanët e plehrave të ambasadave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lumturohej teksa nxirrte prej andej ndonjë palë pantallona të vjetra e të ndotura apo ndonjë këmishë të grisur, por me ngjyra të ndezura. Rasti në fjalë, i vitit 1984 u bë problem në atë kohë për të trembur punonjësit e tjerë të Sigurimit, të cilët edhe ata “kullotnin” dendësisht në plehra në mënyrë të kamufluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?