Punonjësit e UKT dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka dhuruar gjak për ti ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.
Stafi i UKT-së ka dhuruar gjak për rreth 48 orë, në një nismë që ka ardhur si një aksion shoqëror vullnetar.
Ky ëshët viti i dytë radhazi që personeli i UKT iu është përgjigjur thirrjes për të ndihmuar fëmijët me talasemi.
“Një nismë në mbështetje të tjetrit i jep shoqërisë një impuls për ta bërë atë më aktive dhe më të gjallë për të dhënë solidaritet. Kush jep diçka në ditë do të marrë gjithçka për gjithë jetën!”
Ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar u kthyen në një qendër të hapur dhurimi gjaku.
KOHA JONË SONDAZH

