Punonjësja e Policisë me Covid-19, gjendja jo e mirë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19 dhe janë kryer 111 testime. Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës, kanë rezultuar pozitivë. Teksa njëri prej tyre, me detyrë shef i burimeve njerëzore është dërguar në Tiranë, punonjësja tjetër ka rezultuar e infektuar, përmes skanerit i cili sipas burimeve spitalore ka rezultuar tipik për Covid-19.

Nga ana tjetër, pritet edhe përgjigjja e tamponit. Gjendja e pacientes nuk është e mirë. Bëhet me dijeni se që të dy ndajnë një zyrë të përbashkët, në Drejtorinë e Policisë. Ju kujtojmë se zyrtarisht, nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen 146 të prekur, ku 23 raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

SHKARKO APP